RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

MPJD dhe MPB: Mos udhëtoni përmes Serbisë

mpjd-dhe-mpb:-mos-udhetoni-permes-serbise

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se pas situatës së krijuar në pikat kufitare në Serbi dhe ndaljes arbitrare të qytetarëve të Kosovës në vendkalime kufitare, të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi.

Në reagimin e tyre thuhet se MPJD dhe MPB janë duke ndermarrë veprimet e nevojshme dhe do t’iu mbajnë të informuar rreth detajeve të reja.

Derisa të gjithë udhëtarët luten që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pas situatës së krijuar në pikat kufitare në Serbi dhe ndaljes arbitrare të qytetarëve të Kosovës në vendkalime kufitare, të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi. MPJD dhe MPB janë duke ndermarrë veprimet e nevojshme dhe do t’iu mbajnë të informuar rreth detajeve të reja.Të gjithë udhëtarët luten që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë.Duke marrë parasysh faktin që në qarkullim janë shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës dhe kaosit, ju lusim të ndiqni @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Related posts

Fidan: Turqia dhe Shqipëria janë dy kombe, dy shtete me afërsi historike

rezart morina

Kosova ndalon hyrjen e veturave me targa të Serbisë

admin

Arrestohet personi i shpallur në kërkim për vjedhje, policia falënderon qytetarët dhe mediat

admin