RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

MPJD-ja për pritjet e mërgimtarëve në Kroaci: U shkaktuan për shkak të sistemit EES

mpjd-ja-per-pritjet-e-mergimtareve-ne-kroaci:-u-shkaktuan-per-shkak-te-sistemit-ees

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se pritjet e së dielës në pikën kufitare Bajakovo, ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, janë shkaktuar nga sistemi i Hyrje-Daljes (Entry/Exit Sysstem – EES).

Por në një postim të hënën ka bërë të ditur se situata tashmë është stabilizuar dhe qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të gjata.

Ministria përmes një njoftimi të dielën ka thënë se përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci, ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet kompetente kufitare, të cilat kanë konfirmuar se ngadalësimi i përkohshëm i qarkullimit ishte shkaktuar kryesisht nga zbatimi i Sistemit të Hyrje-Daljes (Entry/Exit System – EES), i cili ka sjellë procedura shtesë të kontrollit kufitar.

Mërgimtarë të shumtë kanë njoftuar të dielën se kanë pritur me orë të tëra në kufi.

Related posts

Rusia lëshon urdhërarrest për tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës

admin

Gaza nën rruspa: Izraeli kontrollon tashmë shumicën e Rripit

Muhamet Ramadani

Rojet bregdetare turke shpëtojnë 194 migrantë të parregullt të shtyrë mbrapa nga Greqia

admin