RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

MPJD: Po kryhet procedurat për kthimin e trupit të Faton Hajrizit në Kosovë

mpjd:-po-kryhet-procedurat-per-kthimin-e-trupit-te-faton-hajrizit-ne-kosove

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se Prokuroria e Qarkut të Beogradit ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të qytetarit të Kosovës, të raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë.

Sipas komunikatës së MPJD-së, procedurat për kthimin e trupit të tij janë duke u kryer nga avokati Arianit Koci, mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serb.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik që sot Prokuroria e Qarkut të Beogradit ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të qytetarit të Kosovës, të raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë. Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, Ambasadori Jashari po kryejnë procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës nga morgu i Lloznicës për t’u sjellë në Kosovë. Rreth procedurave të mëtutjeshme mjeko-ligjore të identifikimit dhe verifikimit të trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, nga institucionet e Republikës së Kosovës, do të ju mbajmë të informuar”, thuhet në komunikatë, përcjell teve1.info

Avokati Koci gjatë ditës ka bërë të ditur se është bërë identifikimi i trupit në Lloznicë të Serbisë i cili i përket Faton Hajrizit.

Hajrizi ishte vrarë më 19 korrik nga Policia Serbe, pasi dy ditë më parë kishte vrarë një polic serb dhe një tjetër e kishte plagosur.

Ai sipas autoriteteve të Serbisë nuk kishte pranuar të dorëzohej. Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës në Kosovë.

Related posts

“Tërbimi” i Italisë dhe Francës për emigrantët, BE takim urgjent

admin

2 euro false po qarkullojnë me të madhe në Kosovë

admin

Moti me shi, policia apel shoferëve për kujdes në trafik

admin6