RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

MPJD: Sipas analizave të shenjave të gishtërinjve, personi i vrarë në Serbi është Faton Hajrizi

mpjd:-sipas-analizave-te-shenjave-te-gishterinjve,-personi-i-vrare-ne-serbi-eshte-faton-hajrizi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se pas analizave të shenjave të gishtërinjve ka rezultuar se personi i vrarë në Serbi është Faton Hajrizi.

Nga kjo ministri, lusin opinionin që të gjitha këto lajme nga Serbia të merren me rezervë deri në konfirmimin e plotë të tyre.

“Lidhur me rastin e pretenduar nga ana e Serbisë të vrasjes së qytetarit të Kosovës në Serbi, informojmë opinionin publik që sapo jemi njoftuar nga Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor – ILECU e Policisë së Kosovës se autoritetet serbe, më datë 22/07/2024, kanë dërguar shenjat e gishtërinjve të një personi dhe të njejtat shenja së bashku me shenjat e gishtërinjve të qytetarit të Kosovës, Faton Hajrizi, janë përcjellë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, ku pas krahasimit nga AKF, ILECU ka pranuar përgjigje se këto gjurmë i përkasin qytetarit të raportuar si i vrarë, Faton Hajrizi”, thuhet në njoftim mes tjerash.

Related posts

Rrugët në veri vazhdojnë të jenë të bllokuara, situata aktualisht është e qetë

admin

Edhe një xhami e bukur, e 100 me radhë i shtohet Prizrenit.

admin

Pas djegies së Kuranit në Suedi, në 40 shtete të botës u kënduan hatme të Kuranit

admin