RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rrugët në veri vazhdojnë të jenë të bllokuara, situata aktualisht është e qetë

rruget-ne-veri-vazhdojne-te-jene-te-bllokuara,-situata-aktualisht-eshte-e-qete

Rrugët në veri të vendit vazhdojnë të jenë të bllokuara edhe gjatë ditës së sotme, nga barrikadat që u vendosën aty një ditë më parë nga serbët lokalë.

Pavarësisht që gjatë natë së mbrëmshme pati shpërthime të shumta dhe të shtëna me armë, situata sot në veri aktualisht është e qetë.

Kështu ka konfirmuar për REL-in, drejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

Përveç forcave të Policisë së Kosovës, situatën në veri janë duke e monitoruar edhe pjesëtarë të KFOR-it dhe EULEX-it.

Pak qytetarë shihen nëpër rrugët e veriut, ndërsa forca të shtuara të Policisë së Kosovës dhe karabinierë italianë ndodhen mbi urën kryesore të Ibrit në këtë qytet.

Vendosja barrikadave në Rudarë erdhi në shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq nga radhët e komunitetit serb.

Si rrjedhojë, Policia e Kosovës mbylli rrugët që çojnë për në pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Related posts

Qeveria palestineze në mbledhje të jashtëzakonshme pas sulmit të Izraelit në Jenin

admin

Ndërron jetë Dr. Jusuf Kardavi

admin

Këto janë pritjet në pikat kufitare

rezart morina