RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Mrekulli tjetër në Turqi: Foshnja 6-muajshe nxirret gjallë nga rrënojat 82 orë pas tërmeteve

mrekulli-tjeter-ne-turqi:-foshnja-6-muajshe-nxirret-gjalle-nga-rrenojat-82-ore-pas-termeteve

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë foshnjën Yiğit Çalış nga rrënojat në provincën juglindore Adıyaman pas tërmeteve të fuqishme që goditën pjesë të Turqisë dhe Sirisë

Një foshnjë 6-muajshe u nxor gjallë nga rrënojat e një ndërtese pas 82 orësh në nga tërmetet në Turqinë juglindore, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të punojnë për të shpëtuar njerëzit nga ndërtesat e shembura, raporton Anadolu.

Guvernatori i provincës veriore Ordu, Tuncay Sonel, tha në Twitter se Yiğit Çalış, i cili u shpëtua nga rrënojat në provincën juglindore Adıyaman, u dërgua tek ekipet mjekësore.

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaraş, u ndjenë nga 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa.

Tërmetet u ndjenë në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin. /aa

Related posts

Kurti: Krahasuar me tri vjet më parë punësimi në Kosovë është rritur për 20 për qind

Muhamet Ramadani

Palestina kërkon ndërhyrje ndërkombëtare për të ndalur ofensivën izraelite në Bregun Perëndimor

admin

Iraku refuzon përdorimin e territorit ose hapësirës së tij ajrore për të sulmuar cilindo vend

Muhamet Ramadani