Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një sqarim, lidhur me ndërtimin e Spitalit të ri të Ferizajt. Nga ky dikaster thonë se ky spital i ri do të bëhet cilësor, e i sigurt.
Nga MSh-ja kanë kërkuar nga qytetarët që të kenë durim për këtë investim në shëndetësinë publike.
“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve të rajonit të Ferizajt të cilët e presin me padurim këtë investim në shëndetësinë publike. Dhe i sigurojmë të gjithë se jemi në rrugën e duhur dhe ky projekt tanimë është bërë i pakthyeshëm edhe për nga koha e përfundimit edhe për nga siguria e cilësia. Prokurorisë dhe organeve të hetimit ju bëjmë sërish thirrje që të ndjekin keqbërësit për këtë dëm të madh që na kanë shkaktuar në shëndetësinë publike. Të dhënat për rastin i kanë ndërsa jemi të hapur nëse ju duhet bashkëpunim”, thuhet në njoftim të ministrisë.
The post MSh-ja: Spitali i ri i Ferizajt do të bëhet cilësor dhe i sigurt first appeared on Radio Televizioni Iliria.