RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mucunski: Ballkani Perëndimor duhet të mbetet në fokusin e NATO-s dhe BE-së

mucunski:-ballkani-perendimor-duhet-te-mbetet-ne-fokusin-e-nato-s-dhe-be-se

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s, që u mbajt në selinë e NATO-s në Bruksel, transmeton Anadolu.

Mucunski në fjalën e tij në këtë takim theksoi rëndësinë e një qasje afatgjate dhe strategjike të aleancës, si dhe nevojën për unitet midis aleatëve në drejtim të vullnetit të qëndrueshëm politik, ndarjes së drejtë të barrës dhe angazhimit kolektiv.

Ai gjithashtu theksoi nevojën për një qasje të përbashkët për të arritur një zgjidhje afatgjate dhe të pranueshme reciprokisht për paqen përmes procesit diplomatik kontruktiv të inicuar nga SHBA-ja dhe Ukraina, me mbështetjen e partnerëve.

Shefi i diplomacisë maqedonase theksoi se Ballkani Perëndimor duhet të mbetet në fokusin e shtuar të NATO-s dhe BE-së, me një angazhim të tillë të koordinuar dhe strategjik që kontribuon në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon, si dhe mbështet integrimin e plotë të vendeve të rajonit në strukturat evropiane dhe atlantike.

Related posts

Presidenti i Azerbajxhanit akuzon Iranin për “akt terrorist” pas sulmit me dron në Nakhchivan

admin

Putin: Destabilizimi i shtetit fillon me shtrembërimin e historisë

admin

Anketë: Austria, shteti me më shumë kundërshtues ndaj migracionit

Muhamet Ramadani