RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mucunski pritet të udhëtojë në Kroaci, në fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe integrimi në BE

mucunski-pritet-te-udhetoje-ne-kroaci,-ne-fokus-marredheniet-dypaleshe-dhe-integrimi-ne-be

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, me ftesë të homologut të tij kroat, Gordan Gërliq-Radman, gjatë ditës së nesërme do të qëndrojë për një vizitë pune në Zagreb, ku është parashikuar një takim zyrtar mes dy ministrave.

Në takim, njofton Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut, dy palët do të diskutojnë zhvillimet aktuale politike në të dy vendet, marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin sektorial, si dhe iniciativat për avancimin e tyre në fusha me interes të përbashkët.

Një theks i veçantë do të vendoset në nënshkrimin e ardhshëm të Marrëveshjes për Partneritet Strategjik mes dy vendeve, si dhe në thellimin e bashkëpunimit ekonomik, energjetik, shëndetësor, kulturor dhe turistik.

Në qendër të bisedimeve do të jetë edhe procesi i integrimit të vendit në Bashkimin Evropian (BE) dhe perspektivat për përshpejtimin e tij, si dhe shfrytëzimi i përvojës kroate në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Ministrat gjithashtu do të shkëmbejnë mendime për bashkëpunimin aleat në kuadër të NATO-s, si dhe për zhvillimet globale dhe rajonale dhe ndikimin e tyre në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë vizitës në Zagreb, Mucunski do të marrë pjesë edhe në Forumin IDU të organizuar nga Unioni Demokratik Ndërkombëtar (IDU), ku do të flasë mbi temën “Kufiri i harruar: Ballkani Perëndimor dhe premtimi i papërmbushur i Evropës”.

Related posts

Mbi 2200 tiketa trafiku për 24 orë

admin

Greqia vazhdon betejën me zjarret për të tretën ditë me radhë, BE-ja i vjen në ndihmë

admin

Lufta në Gaza, votohet sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së projekt-rezoluta që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm

admin