RTV AHIRETI
Shëndetësi

Mungesa e Vitaminës D, shkaktari kryesor i dhimbjes së gjurit

mungesa-e-vitamines-d,-shkaktari-kryesor-i-dhimbjes-se-gjurit

Vitamina D është e një rëndësie vendimtare për trupin tonë pasi, përveçse forcon sistemin tonë imunitar, e mbron atë nga sëmundjet e kockave. Ndoshta për këtë arsye, nivelet e ulëta të vitaminës D shoqërohen me dhimbje të vazhdueshme tek gratë e moshuara pas operacionit të zëvendësimit total të gjurit, sipas një studimi të ri të botuar në The Journal of the North American Menopauuse Society.

Mungesa e vitaminës D është një fenomen global, ku 60% e popullsisë e shfaq këtë mungesë edhe në vendet me diell të fortë gjatë gjithë vitit. Për sa u përket grave në periudhën e menopauzës, ulja e estrogjenit, një mënyrë jetese e ulur dhe ekspozimi i rrallë në diell janë shoqëruar me mungesën e vitaminës D. Gjatë menopauzës, vezoret gradualisht fillojnë të prodhojnë më pak estrogjen dhe ndërprerja e menstruacioneve vjen brenda disa viteve të ardhshme.

Në studimin aktual, studiuesit nga Universiteti Tongji në Kinë vlerësuan faktorët që ndikojnë në dhimbjen e gjurit pas artroplastikës totale të gjurit tek gratë pas menopauzës. Ky operacion është i sigurt, por shumë gra ende përjetojnë dhimbje në këtë zonë.

Ata arritën në përfundimin se mungesa e vitaminës D së bashku me pirjen e duhanit dhe indeksin e lartë të masës trupore (BMI) janë faktorë që mund të shkaktojnë dhimbje të moderuara deri në të forta pas operacionit. Përveç kësaj, studiuesit gjetën një shkallë të lartë të pamjaftueshmërisë së vitaminës D (67%) në gratë pas menopauzës të planifikuara për artroplastikë të gjurit.

Këto gjetje plotësojnë rezultatet e studimeve të mëparshme që lidhin mungesën e vitaminës D me shfaqjen e osteoartritit, dhimbjes së kockave, ngërçeve të muskujve, vështirësisë në ecje, uljes së densitetit të kockave dhe frakturave.

Related posts

Çfarë është norovirusi dhe sa zgjat?

rezart morina

Në pediatri nuk ka më vende! Fëmijët po preken masivisht nga virozat

admin

Spinaqi ndihmon kundër stresit

admin