RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mungesë e kuorumit në Kuvend, Konjufca: Kjo legjislaturë nuk e meriton të vazhdojë

mungese-e-kuorumit-ne-kuvend,-konjufca:-kjo-legjislature-nuk-e-meriton-te-vazhdoje

Kuvendi i Kosovës ka paraparë që këtë të mërkurë të vazhdojë seancën plenare me pikat e papërfunduara gjatë muajve shkurt dhe mars.

Seanca ishte paraparë të fillojë në orën 10:00, por u shty për në orën 12:30 për shkak të mungesës së kuorumit.

Lidhur me këtë, kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se legjislatura aktuale nuk e meriton të vazhdojë, për shkak të sjelljeve të papërgjegjshme të deputetëve.

“Qysh po e shoh këtë sjellje të papërgjegjshme të disa deputetëve, nuk po mendoj se kjo legjislaturë e meriton me vazhdua…emrat ata që nuk kanë ardhur”, u shpreh Konjufca.

Edhe javën e kaluar në mungesë të deputetëve ka dështuar të mbahet seanca, e cila ishte paraparë për ditën e mërkurë.

Related posts

“Black out” i sistemeve të IT, ekspertët: Rimëkëmbja e plotë nga ndërprerja më e madhe në histori mund të zgjasë me javë

admin

Roja Bregdetare Turke shpëtoi 91 emigrantë të parregullt të shtyrë nga forcat greke

Muhamet Ramadani

Kosovë, marsh protestues kundër mosliberalizimit të vizave

admin