RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Murati: Ekonomia e Kosovës tejkaloi shifrën prej 400 mijë vendeve aktive të punës

murati:-ekonomia-e-kosoves-tejkaloi-shifren-prej-400-mije-vendeve-aktive-te-punes

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se për herë të parë ekonomia e Kosovës ka tejkaluar shifrën prej 400 mijë vendeve aktive të punës.

Sipas shifrave zyrtare të deklaruara në ATK, Murati ka potencuar se në fund të tremujorit të dytë sivjet, ka pasur të regjistruara 404,965 vende pune aktive.

“Kjo është dëshmia më e mirë që politikat tona të punësimit po funksionojnë. Punësimi ka qenë prioritet që nga dita e parë, si njëra nga shtyllat kryesore të programit tonë qeverisës – Punësim e Drejtësi.”, ka shkruar ndër të tjera Murati në Facebook.

Ministri ka thënë se disa nga masat e punësimi që kanë ndërmarrë janë: Mbështetja e punësimit të grave; Mbështetja e punësimit të personave me aftësi të kufizuara; Mbështetja e zanateve; Mbështetja e start-ups.

Tutje, ai ka thënë se kanë shtuar subvencionet në bujqësi, kanë mbështetur kreditë investive për prodhuesit, kanë filluar shkollimin dual, kanë dhënë bursa për studime në STEM si dhe kanë shpërndarë voucher për kurse në IT.

Related posts

E qeshura e Kamala Harris, si “arma” e saj sekrete! DW: E qeshura me zë të lartë shoqëron fushatën zgjedhore të kandidates për presidente, por kundërshtarët e marrin si shkas për ta sulmuar

admin

Britania distancohet nga operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme, zyrtarët: Duam zgjidhje diplomatike me Iranin

admin

Ministrja Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare gjatë viteve të fundit ka pasur një stabilitet në rritje

Muhamet Ramadani