RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Murati inkurajon komunat: Faleni tatimin në pronë, lehtësojeni barrën e qytetarëve

murati-inkurajon-komunat:-faleni-tatimin-ne-prone,-lehtesojeni-barren-e-qytetareve

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se u takon komunave të vendosin nëse duan ta shfrytëzojnë mundësinë për faljen e një pjese të tatimit në pronë, ashtu siç e mundëson Ligji i ndryshuar për tatimin në pronë.

Sipas Muratit, deri tash këtë vendim e kanë marrë Graçanica, Obiliqi dhe Drenasi.

Ai ka inkuruajuar edhe edhe komunat tjera që të shfrytëzojnë këtë mundësi, para datës 15 shtator 2023, kur edhe përfundon afati ligjor.

“Deri në fund të muajit gusht 2023, nga tatimi në pronë komunat kanë mbledhur mbi 35 milionë euro, që e tejkalon me rreth 500 mijë euro nivelin e mbledhur për komplet vitin 2022.

Marrë parasysh këtë performancë të mirë, i inkurajoj edhe komunat tjera që të shfrytëzojnë mundësinë e faljes së një pjese të tatimit në pronë që të lehtësojnë barrën e qytetarëve, para datës 15 shtator 2023, kur edhe përfundon afati ligjor”, ka shkruar Murati.

Ndryshe, Asociacioni i Komunave të Kosovës e kanë dërguar në Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë të Paluajtshme, i cili parasheh faljen e 100 eurove të tatimit për qytetarët.

Dorëzimin e kërkesë për vlerësimin e ligjshmërisë së këtij ligji e bëri drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi dhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

Sipas Ibrahimit, Qeveria e Kosovës në mënyrë arbitrare e pa u konsultuar me komunat ka vendosur që të bëhet falja e tatimit në pronë deri në 100 euro.

Ai tha se me këtë vendim do të dëmtohen buxhetet e komunave të Kosovës.

Related posts

Shefi i NATO-s: Mbështetja e Ukrainës “investim në sigurinë tonë”

rezart morina

Belgjika ndalon përdorimin e TikTok-ut në pajisjet qeveritare

admin

Borrell mesazh për Serbinë: Miqësia me Putinin dhe anëtarësimi në BE nuk shkojnë së bashku

admin