RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i NATO-s: Mbështetja e Ukrainës “investim në sigurinë tonë”

shefi-i-nato-s:-mbeshtetja-e-ukraines-“investim-ne-sigurine-tone”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar kundër rrezikut që Rusia të shënjestrojë vende të tjera nëse fiton luftën e saj në Ukrainë dhe ka deklaruar se mbështetja e Ukrainës është një “investim në sigurinë tonë”, transmeton Anadolu.

Pas takimit në selinë e NATO-s me kryeministrin sllovak, Robert Fico, shefi i NATO-s foli për mediat.

Duke iu referuar diskutimeve midis liderëve të Bashkimit Evropian (BE) në lidhje me fillimin e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe ofrimin e mbështetjes shtesë financiare, Stoltenberg tha se ekziston një “rrezik real” se nëse presidenti rus, Vladimir Putin, fiton në Ukrainë, “ai nuk do të ndalet”. Sipas tij, mbështetja për Ukrainën nuk është një “akt bamirësie”.

“Mbështetja jonë për Ukrainën nuk është një akt bamirësie. Mund të themi se e vetmja mënyrë për të arritur një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme është të bindësh presidentit Putin se ai nuk mund të fitojë në fushën e betejës. E vetmja mënyrë për ta bërë presidentin Putin të kuptojë se ai nuk po fiton në fushën e betejës është të vazhdohet me mbështetjen e Ukrainës”, tha Stoltenberg.

Aktualisht, liderët e BE-së po shkëmbejnë pikëpamjet mbi mbështetjen për Ukrainën në një sesion në Bruksel.

Më herët, presidenti Putin në një konferencë për media tha se qëllimet e tij në Ukrainë nuk kanë ndryshuar.

Related posts

I amputohet këmba ushtarit të KFOR-it hungarez që u plagos gjatë tensioneve në Zveçan

rezart morina

Dyshime për mjet shpërthyes në oborrin e QKUK-së

rezart morina

Kurti: Serbia nuk është e interesuar për marrëveshje finale

admin