RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Murati thotë se gjatë vitit 2022 janë shtuar mbi 7 mijë vende pune

murati-thote-se-gjate-vitit-2022-jane-shtuar-mbi-7-mije-vende-pune

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se në vitin 2022 janë shtuar 7 mijë e 48 vende pune në sektorin e prodhimit dhe përpunimit.

Sipas Muratit, Pakoja e Ringjalljes Ekonomike ka mbështetur prodhuesit në masa si furnizimi me energji elektrike të subvencionuar, disa herë më lirë se rajoni, shtimi i kapitalit në Fondin për Garanci Kreditore e mbulimin e tarifave për garantimin e kredive.

“Ka edhe shumë veprime tjera mbështetëse siç janë lehtësimi i procedurave e barrës administrative përmes dixhitalizimit, apo edhe luftimi i kontrabandës e informalitetit”, shtoi Murati.

Tutje, ai tha se po ecin gradualisht por sigurt drejt një ekonomie të qëndrueshme.

Related posts

Vuçiç bisedon me Sarrazin për “marrëveshjet e pazbatuara” mes Kosovës dhe Serbisë

admin

Begaj betohet si president i Shqipërisë

admin

Ushtarët izraelitë plagosën 5 palestinezë në Bregun Perëndimor

admin