RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtarët izraelitë plagosën 5 palestinezë në Bregun Perëndimor

ushtaret-izraelite-plagosen-5-palestineze-ne-bregun-perendimor

Ushtarët izraelitë ndërhynë kundër palestinezëve që protestonin ndaj vendbanimeve ilegale hebreje në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke plagosur 5 persona me plumba të vërtetë, raporton Anadolu.

Palestinezët mbajtën protesta në qytetet Nablus, Qalqilya dhe Ramallah për të protestuar ndaj politikës së “vendosjes” së Izraelit në territoret e pushtuara.

Palestinezët, të cilët dogjën goma dhe organizuan marshim, protestuan kundër ndërtimit të paligjshëm të vendbanimeve hebreje nga Izraeli dhe shkeljeve të të drejtave kundër popullit palestinez.

Ushtarët izraelitë hapën zjarr për të shpërndarë protestuesit

Koordinatori i Komiteteve të Rezistencës Popullore në vendbanimin Kefr Kaddum në Nablus, Murad Shitevi tha në një deklaratë me shkrim se ushtarët izraelitë hapën zjarr për të shpërndarë protestuesit dhe plagosën 5 palestinezë me plumba të vërtetë.

Shitevi tha se dhjetëra palestinezë u prekën nga gazi lotsjellës.

Sipas informacionit të marrë nga burime shëndetësore, dhjetëra persona janë prekur nga gazi lotsjellës i përdorur nga forcat izraelite gjatë protestave në Nablus.

Kolonët hebrenj sulmuan me gurë protestuesit palestinezë

Ushtarët izraelitë përdorën bomba zanore për të shpërndarë protestuesit në Ramallah.

Në lagjen Ummu Safa të qytetit Ramallah, kolonët hebrenj nën mbrojtjen e ushtrisë izraelite sulmuan protestuesit palestinezë duke hedhur gurë.

Në Bregun Perëndimor, të cilin Izraeli e pushtoi në vitin 1967 ka më shumë se 250 vendbanime të paligjshme hebreje. Më shumë se 600 mijë kolonë hebrenj që banojnë në këto vende e bëjnë jetën edhe më të vështirë për palestinezët që jetojnë nën okupim.

Vendbanimet hebraike në territorin e pushtuar palestinez konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Related posts

Rritet në 23.708 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

admin6

Britania rrit buxhetin për mbrojtjen; 6 miliardë dollarë më shumë për dy vitet e ardhshme

admin

Mashtroi qytetarët dhe përfitoi plot 2 mln euro, arrestohet një person në Mitrovicë

admin