RTV AHIRETI
Kuzhinë

Musaka e shijshme turke

musaka-e-shijshme-turke

Gjellë që do t’i kënaqë edhe adhuruesit më të mëdhenj të mishit!

Përbërësit:

– 1 kg kungullesha,
– 500 g patëllxhanë,
– 1 qepë,
– 2 speca,
– 2 patate,
– 500 ml pure domatesh,
– kripë dhe piper, sipas dëshirës,
– pak vaj ulliri,
– një tufë kopër,
– një tufë majdanoz.

Përgatitja:

Qëroni kungulleshat dhe pritni në feta. Fërgoni secilën nga to disa minuta në vaj ulliri.

Në një enë tjetër fërgoni qepën e grirë imët, patëllxhanin, specat dhe patatet. Shtoni erëzat dhe hiqni nga zjarri.

Në një enë të përshtatshme për pjekje radhisni një radhë kungullesha dhe sipër shpërndajeni shtesën me patëllxhan.

Përsëriteni procedurën derisa të shpenzohet materiali dhe përfundojeni musakanë me një radhë kungullesha.

Qitni sipër gjithë purenë e domates dhe futeni në furrë të nxehur. Kur lëngu të vlojë, gjella është e gatshme.

Musaka e përgatitur në këtë mënyrë shërbehet ma kopër dhe majdanoz të hedhur sipër, mirëpo sipas dëshirës mund të shtoni edhe kaçkavall të grirë në rende.

Ju bëftë mirë, transmeton Telegrafi.

The post Musaka e shijshme turke appeared first on Telegrafi.

Related posts

Shurup trëndafili: Pije mbretërore e krijuar për ditë të nxehta!

rezart morina

Musaka nga lakra, një pjatë kalorike plot ushqyes

admin

Tavë me makarona dhe proshutë

admin