RTV AHIRETI
Kuzhinë

Tavë me makarona dhe proshutë

tave-me-makarona-dhe-proshute

Nëse jeni në mesin e personave që i adhurojnë pastat, atëherë me siguri kjo recetë e kësaj tave me makarona dhe proshutë do t’ju pëlqejë

Përgatitja e kësaj tave është shumë e thjeshtë, ndërkaq shija është fenomenale.

Familjarët tuaj do të jenë të kënaqur dhe jemi të sigurt që do të kërkojnë edhe ndonjë kafshatë më shumë, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 150 gram makarona
– 200 proshutë
– 4 lugë gjelle gjalpë
– 3 vezë
– 150 gramë krem kosi
– 200 gramë bizele të gjelbra
– 150 gramë djathë
– 1 thelb hudhre
– kripë, piper

Përgatitja:

Makaronat i vendosim në një enë gatimi. Pastaj derdhnim ujë mbi to dhe shtojmë gjalpin. Proshutën e ndajmë në copa të vogla, pastaj skuqim hudhrën.

Vezët i përziejmë me salcë kosi, shtojmë djathin dhe i përziejmë të gjitha së bashku. Pasi i përziejmë mirë makaronat, bizelet dhe proshutën në një enë të veçantë.

Pastaj vendoseni në një enë të cilën mund ta vendosni në furrë. Përzieni të gjitha bashkë me përzierjen e vezëve, vendoseni në tavë me djathë dhe vendoseni në furrë për 15 minuta.

Ju bëftë mirë. /Telegrafi/

The post Tavë me makarona dhe proshutë appeared first on Telegrafi.

Related posts

Zjarrfikësit e Zelandës së Re publikuan receta për të dehurit për të parandaluar zjarret në kuzhinë

admin

Makarona të pjekur me djathë të lëngshëm

admin

Speca të mbushur në tigan në mënyrën japoneze: Bëhen shumë shpejt dhe konsiderohen si një specialitet i paparë

admin