RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Musk: Inteligjenca artificiale dhe robotët humanoid do ta eliminojnë varfërinë dhe do ta bëjnë punën “opsionale”

musk:-inteligjenca-artificiale-dhe-robotet-humanoid-do-ta-eliminojne-varferine-dhe-do-ta-bejne-punen-“opsionale”

Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk, ka deklaruar se inteligjenca artificiale dhe robotika humanoide do ta riformësojnë në mënyrë dramatike shoqërinë globale, si dhe ka parashikuar një të ardhme ku varfëria do të eliminohet dhe puna do të bëhet “opsionale”, transmeton Anadolu.

“Inteligjenca artificiale dhe robotët humanoid do të eliminojnë në fakt varfërinë”, tha Musk në Forumin e Investimeve SHBA-Arabia Saudite në Washington.

Musk drejton disa kompani të tilla si prodhuesi i makinave elektrike Tesla, prodhuesi i raketave SpaceX dhe startup-in e inteligjencës artificiale xAI. Ai theksoi se shoqëria duhet të përgatitet për ndryshime strukturore teksa teknologjia avancon.

Sipas tij, brenda “afatit të gjatë”, të cilin e përcaktoi si 10 deri në 20 vjet, puna tradicionale do të bëhet e panevojshme për shumicën e njerëzve.

“Parashikimi im është puna do të jetë opsionale. Do të jetë si të luash sport ose një video-lojë… mund të shkosh në dyqan të blesh perime ose mund t’i kultivosh në oborrin tënd. Është shumë më e vështirë, por disa njerëz ende e bëjnë sepse u pëlqen të kultivojnë perime. Kështu do të jetë puna, opsionale”, tha Musk.

Related posts

Zelensky: SHBA propozoi format të ri bisedimesh për paqen Ukrainë-Rusi, me përfshirje amerikane dhe evropiane

admin

Gratë braziliane rrëfejnë se si Epstein e përdori një agjent modelimi për t’i rekrutuar

Muhamet Ramadani

Tensione të larta në Kuds pasi mijëra izraelitë të ekstremit të djathtë mbajnë ‘marshin e flamurit’ – VIDEO

Muhamet Ramadani