RTV AHIRETI
Shëndetësi

Musk mund të jetë duke zhvilluar një telefon me lidhje satelitore

musk-mund-te-jete-duke-zhvilluar-nje-telefon-me-lidhje-satelitore

Shumë adhurues të teknologjisë janë ankuar se sa të mërzitshëm janë bërë telefonat inteligjentë kohët e fundit.

Shumica dërrmuese e telefonave që përdorin njerëzit janë të njëjtë në funksion por të ndryshëm në madhësi dhe specifikime.

Ndërsa kjo duket më se e mjaftueshme, nuk ka mungesë njerëzish që duan ta sfidojnë këtë ide, përfshirë Elon Musk.

Sipas tre burimeve të ndara të cituara nga Reuters, thuhet se SpaceX po zhvillon pajisjen e vet mobile.

Qëllimi i kompanisë është të lansojë një pajisje që lidhet me konstelacionin satelitor të internetit Starlink dhe të sfidojë telefonat inteligjentë.

Nuk ka detaje të mëtejshme se si mund të duket kjo pajisje, por CEO i SpaceX, Elon Musk, mohoi raportin fillestar se do të jetë një telefon inteligjent.

“Ne nuk po zhvillojmë një telefon”, tha Musk.

Megjithatë, ai nuk e mohoi se një pajisje është në zhvillim e sipër.

Related posts

​Këto janë sëmundjet që ju shkakton lagështira në shtëpi

admin

Si të gatuani brokolin në mënyrë që të ruajë vlerat ushqyese

Muhamet Ramadani

Njerëzit listojnë 10+ djathërat më të mirë në botë dhe francezët s’janë aspak të lumtur

Muhamet Ramadani