RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Musk, përballjen në kafaz me Zuckerberg-un do ta transmetojë në platformën X

musk,-perballjen-ne-kafaz-me-zuckerberg-un-do-ta-transmetoje-ne-platformen-x

Pronari i platformës së medias sociale X me emrin e vjetër Twitter, Elon Musk tha se “ndeshjen e kafazit” që do të zhvillojë me drejtorin ekzekutiv të Meta-s, Mark Zuckerberg do ta transmetojë drejtpërdrejt përmes platformës X dhe se të ardhurat do t’i dhurojë për shoqatën e veteranëve, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga platforma X, Musk ndau informacionin se “Ndeshja Zuck dhe Musk do të transmetohet drejtpërdrejt përmes platformës X. Të gjitha të ardhurat që do të sigurohen do të dhurohen për shoqatën e veteranëve”.

Ndërsa në një postim tjetër Musk tha se po përgatitet për ndeshjen duke ngritur pesha gjithë ditës. “Nuk kam kohë për t’u stërvitur. Për këtë arsye i kam sjellë peshat në punë”, shtoi ai.

Musk sfidoi Zuckerberg-un për ndeshje pas raportimeve se ai do të “krijonte platformë alternative ndaj Twitter-it, të bazuar në tekst” të emërtuar “Threads”. Poashtu edhe Zuckerberg në një postim nga media sociale më 22 qershor tha se ka pranuar propozimin për “ndeshje në kafaz”.

Related posts

Virusi i Nilit Perëndimor, IKSHPK: Kujdes nga pickimi i mushkonjave

admin

Kancelari gjerman: Ne duhet të shmangim luftën midis NATO-s dhe Rusisë

Muhamet Ramadani

Një tjetër vend njeh shtetin palestinez, ja për cilin bëhet fjalë

admin