Një grup muslimanësh u mblodhën të shtunën jashtë ambasadës suedeze në Londër për të protestuar kundër djegieve provokuese të kopjeve të Kuranit nga figura suedeze-daneze e ekstremit të djathtë.
Protestuesit mbanin pankarta që dënonin aktet islamofobike ekstremiste dhe brohorisnin slogane.
Dhjetra njerëz nga komunitete të ndryshme në Birmingham, Mançester dhe Londër gjithashtu bënë lutje dhe recituan vargje nga Kurani.
Të premten, politikani suedez-danez Rasmus Paludan, lideri i Partisë së ekstremit të djathtë Stram Kurs (Hard Line), dogji dy herë kopje të Kuranit në dy vende në Danimarkë.
Këto akte islamofobike erdhen disa ditë pasi lideri i ekstremit të djathtë dogji një kopje të Kuranit jashtë ambasadës turke në kryeqytetin suedez, Stokholm, gjatë një proteste të miratuar nga policia.
Ai gjithashtu njoftoi se do të digjte librin e shenjtë të muslimanëve çdo të premte derisa Suedia të përfshihet në aleancën e NATO-s.
Group of Muslims gathered outside Sweden’s Embassy in London to protest provocative burning of Quran by far-right Swedish-Danish figure https://t.co/2z9p1RXZbK pic.twitter.com/i1e4BW1orJ
— ANADOLU AGENCY (@anadoluagency) January 28, 2023