RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Musliu njofton për një problem shëndetësor, largohet nga aktiviteti publik

musliu-njofton-per-nje-problem-shendetesor,-largohet-nga-aktiviteti-publik

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu do t`i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila do të kryhet jashtë vendit të Kosovës.

Ajo njoftoi, se është diganostifikuar që dy vite më një problem në zemër.

Musliu ka shkruar se do të largohet përkohësisht nga puna e saj si deputete e Kuvendit të Kosovës.

“Tani, me rekomandim të mjekëve kosovarë, më duhet t’i nënshtrohem një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila (për fat të keq) do të kryhet jashtë vendit, pasi që mjekëve në Kosovë, përkundër kompetencës së shkëlqyer profesionale, ende nuk u janë krijuar kushtet që ata i meritojnë”, ka shkruar Musliu.

Ajo ka falënderuar repartin e Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë në QKUK, Spitalin Amerikan që janë kujdes për të dhe të gjithë ata të cilët janë lutur dhe i kanë uruar gjithë të mirat.

“Gjatë gjithë kohës jam trajtuar në Kosovë dhe dua të falënderoj të gjithë mjekët që punojnë në reaprtin e Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë në QKUK dhe në Spitalin Amerikan që u kujdesën për mua. E falënderoja po ashtu çdo institucion dhe çdo individ që ishte pranë meje dhe më ofroi mbështetje”, ka shkruar ajo.

Related posts

Izraeli miraton planin për legalizimin e 19 vendbanimeve në Bregun Perëndimor

admin

Izraeli shkatërroi Xhaminë e Madhe Omari të shekullit XIV në Gaza

Muhamet Ramadani

Vonesat e pagave për mësimdhënësit, Nagavci: Kompensim do të ketë – por për punën e bërë

admin