Muzikanti dhe kompozitori britanik, George Roger Waters shpalosi një flamur të madh të Palestinës bashkë me presidentin e Kolumbisë, Gustavo Petro, transmeton Anadolu.
Waters i cili ka mbërritur në Kolumbi për një koncert, u prit në një takim nga presidenti Petro në rezidencën presidenciale Casa de Narino.
Muzikanti Waters i dhuroi Antonella-s, vajzës më të vogël të presidentit Petro një kitarë me nënshkrimin e tij, ndërsa në fund të takimit shpalosën flamurin gjigant të Palestinës me presidentin Petro.
Në një deklaratë të bërë nga njësia për media e Presidencës thuhet se Waters kërkoi nga Petro që të shoqërojë një protestë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) organit gjyqësor të Kombeve të Bashkuara (OKB), për të ndaluar gjenocidin në Gaza.
Në deklaratë bëhet e ditur se takimi ishte “emocionues” dhe se presidenti Petro dhe Waters tërhoqën vëmendjen për gjenocidin që po vazhdon në Gaza.
Waters i cili u ngjit në skenë në Live Coliseum në Bogota, përcolli përshëndetjet e tij për presidentin Petro dhe përgëzoi kolumbianët që kanë votuar Petron.
– Petro mbështetje ndaj Waters-it
Në një deklaratë më 19 nëntor, Petro vuri në dukje se asnjë hotel në kryeqytetin e vendit të tij Bogota nuk e kishte pranuar Roger Waters-in për shkak se ai mbron të drejtat e Palestinës. “Demokraci është kjo? Është e drejtë ndërkombëtare? Aktualisht po bëhet një solidarizim anti-ndërkombëtar për të mos folur për të njëjtën gjë që Hitleri i bëri popullit hebre”, deklaroi Petro.
Duke thënë se do të sigurojë çdo lloj mbështetjeje që Waters-i të mbajë koncert në vendin e tij, Petro njoftoi se do të angazhohej vetë në rast se hotelet nuk e pranonin Waters-in.