Bashkësia Islame e Kosovës ka thirrur sot konferencë urgjente për media.
Me këtë rast, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka folur në lidhje me grevën në arsim.
Ai tha se Bashkësia Islame i mbështetë kërkesat e mësimdhënësve, por se greva duhet të ndërpritet sa më parë.
“Ne e mbështesim kërkesën e mësimdhënësve të Kosovë për pagë të dinjitetshme.Thërras SBAShK-un që sot ta ndëpresin grevën dhe që nesër fëmijët tanë të kthehen në bankat e shkollës”, tha Tërnava.
Ai po ashtu i bëri thirrje që Sindikata e Shërbyesve Civilë ta ndërpresë grevën dhe të kthehen në vendin e tyre të punës.
“Thërras Sindikatën e Shërbyesve Civilë që ta ndërpresin grevën dhe të kthehen në vendin e tyre të punës dhe të drejtat e tyre sindikale t’i kërkojnë përmes dialogut social”,tha tutje ai.
“I bëj ftesë Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit që sa më parë ta miratojnë ligjin për paga dhe kërkesat e sindikalistëve të merren në konsideratë.Mbes me shpresë që nesër nxënësit t’i kemi në bankat e shkollave dhe shërbyesit civilë ne vendet e tyre të punës.