RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nisin punimet për ndërtimin e rrugës “A” e njohur si “Jim Xhema” në Prishtinë

nisin-punimet-per-ndertimin-e-rruges-“a”-e-njohur-si-“jim-xhema”-ne-prishtine

Kanë nisur punimet e rrugës “Jim Xhema” e njohur si Rruga “A”, e cila pritet të përfundojë brenda 240 ditëve dhe ka një kosto financiare 8.4 milionë euro.

Me këtë rast, i pari i Prishtinës, Përparim Rama tha se kanë filluar punimet për 1.5 kilometrin e parë dhe pritet të përfundojnë punimet brenda 240 ditëve.

“Kemi filluar punimet me një ditë të bukur, është projekt madhor dhe me rëndësi të madhe. Kemi filluar me 1.5 kilometrat e parë dhe dinamika do të jetë e shtuar. Do të punohet në të dyja anët, nga ana e Kalabrisë dhe Prishtinës së Re. Kjo është faza e parë dhe trajton edhe çështjen e kanalizimit”, tha Rama.

“Rruga e re po krijohet dhe është me standarde të reja. Prishtina veçse po frymon me lehtë dhe rrugët po i krijojmë. Faza e parë është 8.4 milionë euro. Pastaj do te vazhdohet edhe ne faza tjera. Kjo fazë do të merr kohë 240 ditë pune dhe të bëhet përurimi i kësaj”, ka shtuar ai.

Ndërsa, Krenar Xhaferi, drejtor për Investime Kapitale, ka thënë se ky projekt do të lidhet me Rrugën “B”.

Rruga do të jetë 6 korsi, dhe do të ketë shtigje të biçikletave.

Në përurimin e kësaj rruge ka marrë pjesë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. /

Related posts

Publikohet lista për pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2026, ja ku renditet Shqipëria! Cilat janë në “top 10”

admin

Shqipëri, mbahet sërish protestë antiqeveritare

admin

Nuk është vetëm Fredi Beleri, një grua italiane e dënuar zgjidhet eurodeputete! Pasi bëri më shumë se një vit burg…

admin