RTV AHIRETI
KosovëLajmeLajmet

Myftiu Tërnava mori pjesë në Samitin e liderëve fetarë myslimanë në botë

myftiu-ternava-mori-pjese-ne-samitin-e-lidereve-fetare-myslimane-ne-bote

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, mori pjesë në Samitin online të liderëve fetarë myslimanë në botë, i organizuar nga Dijaneti i Turqisë, e që për temë kishte sulmet që kishin në shënjestër Kuranin, të cilat ndodhen në Suedi dhe në Holandë.

Në këtë Samit u theksua se derisa bota islame me padurim po e pret muajin e bekuar Ramazan, në të cilin është zbritur Kurani, kemi parë nivelin e frikshëm nga individë ekstremist armiqësor ndaj Islamit, të cilët kanë bërë djegien e Kuranit dhe me këtë kryer një akt provokimi, por edhe urrejtje që për synim ka jo tolerancën, mbjelljen e urrejtjes, dhe jo harmonisë ndërfetare.

Në këtë Samit u vlerësua se këto veprime janë të ulëta dhe fyen vlerat tona të shenjta dhe përmbajnë krim të urrejtjes, janë një shpallje e hapur se islamofobia, diskriminimi dhe ksenofobia nuk njohin më kufij.

Kryetari i Dijanetit, Ali Erbash, në këtë Samit duke iu drejtuar liderëve fetarë myslimanë në botë, tha se të gjithë intelektualët, akademikët, aktivistët, organizatat joqeveritare, anëtarët e mediave dhe njerëzit me mendje të drejtë që besojnë në ligj dhe të drejtat e njeriut dhe që kanë prioritet respektimin e besimit dhe paqes sociale në Evropë, duhet të ngrenë zërin kundër këtyre sulmeve të hapura kundër të shenjtës.

Duhet theksuar se politikani danezo-suedez i ekstremit të djathtë, Rasmus Paludan, dogji një kopje të Kuranit gjatë një proteste më 21 janar para Ambasadës Turke në Stokholm dhe ky akt nxiti valën e reagimit në botën islame, njëherësh u gjykua edhe grisja e kopjes së Kuranit të madhëruar në Holandë dhe kjo nën përkujdesjen e forcave të rendit. /bislame

Related posts

Erdogan: Turqia synon të zgjerojë investimet dhe tregtinë me Egjiptin për të forcuar stabilitetin rajonal

Kushtrim Guraj

NATO synon masa më të ashpra parandaluese “kundër kërcënimeve hibride të Rusisë”

RTI

Ndihmës sekretari i Përgjithshëm për Operacione i NATO: Rritja e numrit të trupave s’është zgjidhje për paqe afatgjate në Kosovë

admin