Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të vizitojnë sot Luginën e Preshevës.
Agjenda e takimeve në kuadër të kësaj vizite:
10:30 – Takim me Këshillin Kombëtar Shqiptar
11:15 – Takim me deputetin Shaip Kamberi
12:00 – Takim me krerët e Komunës së Bujanocit
12:45 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Muharrem Kadriu’’ – Tërnoc
14:50 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Ibrahim Kelmendi’’ – Preshevë
15:00 – Drekë pune me liderët politik të Preshevës
17:30 – Takim me shoqata, biznese dhe personalitete të shquara në hotel “Rozafa” Bujanoc.