RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Naim Murselit dhe dy të dyshuarve tjerë u vazhdohet masa e paraburgimit edhe për dy muaj

naim-murselit-dhe-dy-te-dyshuarve-tjere-u-vazhdohet-masa-e-paraburgimit-edhe-per-dy-muaj

Naim Murselit, Granit Plava dhe Kushtrim Kokallit u është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.

Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Murselit – Ademaj u arrestuan më 30 nëntor.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve N.M, G.P, dhe K.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, ashtu që tre të pandehurve iu vazhdohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 31.12.2023 deri më datë 29.02.2024”, tha Gashi për Telegrafin.

Lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt deri tani janë arrestuar katër persona, në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Ndryshe, mbrëmjen e 29 nëntorit, në Prishtinë është vrarë 30-vjeçarja, Liridona Ademaj.

Rasti fillimisht u cilësua ‘Grabitje e armatosur me pasojë vdekjen’, pasi të dyshuarit, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe bashkëshorti i së ndjerës, Naim Murseli, kishin inskenuar ngjarjen që të paraqitet si grabitje e armatosur.

Related posts

FOTO/ Ky është personi që dyshohet se qëlloi mbi ish-Presidentin Donald Trump! Reagon edhe FBI

admin

Austria vazhdon angazhimin në KFOR, deri në 600 ushtarë do të vendosen më 2026

Muhamet Ramadani

“Prishi rendin kushtetues të Kosovës”, arrestohet një serb në Bërnjakë

admin