Namazi i Fitër Bajramit është falur me pjesëmarrje të madhe në Qabe dhe Mesxhid-i Nebevi (Xhaminë e Profetit) që gjenden në qytetet Mekës dhe Medines në Arabinë Saudite, transmeton Anadolu.
Kryesia e Çështjeve të Haramejnit të Arabisë Saudite njoftoi se besimtarët, duke filluar nga orët e herëta të mëngjesit, kanë vërshuar në Mesxhid-i Haramin për të falur namazin e bajramit në Qabe.
Në njoftim thuhet se namazi i Fitër Bajramit është falur në një atmosferë plot entuziazëm dhe shpirtëror me pjesëmarrje të madhe në Qabe, ndërsa ka pasur interesim të madh për faljen e Bajramit edhe në Xhaminë e Profetit në Medine.
Ndërkohë, zyrtarët u kanë dhuruar besimtarëve që kanë bërë adhurimet e tyre në Qabe ujë zemzemi dhe ëmbëlsira.
Namazin e Bajramit në Qabe e drejtoi imami Sheikh Salin bin Hami, ndërsa në fjalimin e hutbes theksoi rëndësinë e vëllazërisë dhe unitetit islam.
جموع غفيرة تشهد صلاة عيد الفطر المبارك في المسجد النبوي.#المسجد_النبوي #عيد_الفطر pic.twitter.com/oNkiBjLsvN
— وكالة شؤون المسجد النبوي (@wmngovsa) April 21, 2023