RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

NATO-ja ua kujton Kosovës e Serbisë obligimet që kanë ndaj KFOR-it

nato-ja-ua-kujton-kosoves-e-serbise-obligimet-qe-kane-ndaj-kfor-it

NATO ka thënë se i merr shumë seriozisht ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në veri të Kosovës.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, në një postim në Twitter, ua ka kujtuar Kosovës dhe Serbisë marrëveshjet e kaluara që janë dakorduar, përfshirë Marrëveshjen Teknike Ushtarake.

“NATO i merr shumë seriozisht ngjarjet në veri të Kosovës. NATO_KFOR po i merr të gjitha masat e nevojshme për t’u përkujdesur për ambient të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, siç është e autorizuar me Rezolutën 1244 në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Angazhimi i NATO_KFOR për zbatimin e mandatit të vetë është i palëkundur, siç tregohet nga vendosja e 500 trupave shtesë. I rikujtojmë edhe një herë të gjitha palëve obligimet e tyre ndaj KFOR-it nën Marrëveshjen Teknike Ushtarake, përfshirë respektimin për Vijat Kufitare Administrative, procedurat për Policinë e Kosovës dhe Marrëveshjen e vitit 2013 për dislokimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri. Këto detyrime janë krijuar për të siguruar veprim të koordinuar, për ta shmangur përshkallëzimin dhe ruajtjen e një mjedisi të sigurtë”, thuhet në postimin e Lungescus në Twitter.

Related posts

Varfëria dhe papunësia shpërthejnë në Gaza pas luftës izraelite

Muhamet Ramadani

“Iraku nuk do të jetë një pikënisje për sulme rajonale”

Kushtrim Guraj

Erdogan: Siguria e furnizimit me energji është çështje e sovranitetit dhe sigurisë kombëtare

Irfan Jahiu