NATO ka porositur raketa kundërajrore të llojit Stinger në vlerë prej pothuajse 700 milionë dollarësh në emër të disa shteteve anëtare, tha sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg. “Sot, NSPA-ja [Agjencia për prokurim e NATO-s] ka nënshkruar një kontratë të re shumëkombëshe për raketat Stinger, në vlerë prej pothuajse 700 milionë dollarësh”, tha ai