RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: Masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të hiqen

osmani:-masat-e-padrejta-ndaj-kosoves-duhet-te-hiqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës duhet të hiqen. Ajo ka thënë se këto masa janë të padrejta.

Osmani në një postim në platformën “X” ka falënderuar kryesuesit e komiteteve parlamentare të 13 shteteve evropiane që dolën me kërkesa për Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

“Faleminderit Alicia Kearns dhe gjithë kryesuesve tjerë nëpër Evropë për përkrahjen tuaj. Paqja dhe siguria lulëzojnë për përgjegjësia dhe drejtësia vihen në qendër të vëmendjes. Masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të shkojnë!” – ka shkruar Osmani.

Related posts

Pas vizitës në Kosovë/ Costa në Serbi, takim me Vuçiç: Dialogu Beograd-Prishtinë dhe zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, thelbësore për BE-në

admin

Tri gra të plagosura në një sulm me thikë në metronë e Parisit

Muhamet Ramadani

Kryeministrja e Estonisë: E vetmja garanci që funksionon është anëtarësimi në NATO

Muhamet Ramadani