RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ndahen 2 milionë euro për pastrimin e këtyre lumenjve të Kosovës

ndahen-2-milione-euro-per-pastrimin-e-ketyre-lumenjve-te-kosoves

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Liburn Aliu, ka bërë të ditur se janë hapur procedurat e prokurimit, për pastrimin e shtretërve të lumenjëve në disa qytete të Kosovës.

Aliu i cili e ka quajtur këtë një lajm të mirë, ka thënë se vlera totale e projektit, parashihet të jetë rreth 2 milion euro.

“Lajm tejet i mirë, që tani janë hapur procedurat e prokurimit për 𝐩𝐚𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐬𝐡𝐭𝐫𝐞𝐭𝐞̈𝐫𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐋𝐮𝐦𝐞𝐧𝐣𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬. Rreth 2 milionë euro, parashihet që të jetë vlera totale e projektit”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Postimi i plotë i Aliut:

Lajm tejet i mirë, që tani janë hapur procedurat e prokurimit për 𝐩𝐚𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐬𝐡𝐭𝐫𝐞𝐭𝐞̈𝐫𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐋𝐮𝐦𝐞𝐧𝐣𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬.

Rreth 2 milionë euro, parashihet që të jetë vlera totale e projektit.

Lumenjtë që do të pastrohen:

Lumi Nerodime – Kaçanik

Lumi Toplluha, Velezha – Prizren

Lumi Sitnica, Gurishta – Vushtrri

Lumi Zhegër, Livoq dhe Përlepnicë – Gjilan

Lumi Verbica, Qubrel, Runik – Drenas dhe Skënderaj

Lumi Janjeva, Godanci, Sitnice – Lipjan

Lumi Kamenica – Novobërd

Lumi Ibër – Leposaviq

Bashkë dhe secili prej nesh duhet të jetë rojtar i tokës, ujit dhe vendit ku jetojmë, e lufta ndaj mbetjeve do të vazhdojë për ditë, sigurisht me institucione përgjegjëse, projekte konktete për pastrim, por edhe me qytetarë vullnetarë të shumtë që e duan një Kosovë sa më të Pastër!

Related posts

Koreja e Veriut lëshon dy raketa si përgjigje ndaj nëndetëses amerikane

admin

Pendarovski: Zvarritja e integrimit po lëkund besimin në BE

rezart morina

Alibeaj: Momenti për të bërë një ndarje të madhe me të shkuarën

rezart morina