RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ndalimi i dinarit, BQK lëshon në funksion linjën pa pagesë dedikuar komunitetit serb

ndalimi-i-dinarit,-bqk-leshon-ne-funksion-linjen-pa-pagese-dedikuar-komunitetit-serb

Banka Qendrore e Kosovës me qëllim të ofrimit të informatave plotësuese në mënyrë të thjeshte dhe të kuptueshme, për qytetarët e Kosovës, ka lëshuar në funksion linjën pa pagesë 0800 222-55.

Në njoftim thuhet se kjo linjë është e dedikuar për qytetarët nga komuniteti serb që jetojnë në Republikën e Kosovës dhe kanë nevojë të informohen drejt dhe konkretisht.

“Përkujtojmë se Rregullorja për Operacione për Para të Gatshme: Nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në euro në bankat e licencuara; Nuk kufizon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jo-bankare të licencuara nga BQK; Nuk ndalon transferet nga asnjë shtet; dhe nuk ndalon posedimin dhe kursimin ne asnjë valute jo-euro (përfshirë dinarin)”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës të gjithë individët, kanë qasje në llogari bankare dhe mund të pranojnë mjete në llogaritë e tyre në Euro.

“Qytetarët që ende nuk kanë llogari, mund të hapin një të tillë tek secila bankë, sipas Rregullores së BQK-së për qasje në Llogari Pagese për Shërbime Bazike, që për grupet e cenueshme e të skemave sociale nuk ka tarifë të hapjes e as të mirëmbajtjes, nga 1 janari 2024”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit vetëm në katër komunat veriore, operojnë katër degë bankare, tri institucione mikro-financiare (kredidhënëse) si dhe mbi 15 institucione financiare jo-bankare për pagesa dhe këmbimore. Numri i degëve dhe zyrave të institucioneve financiare që operojnë në atë zonë është në rritje, pasi përfshirja financiare është objektiv i BQK-së.

Related posts

Presidenti turk zotohet për lu’ftë të vendosur kundër te’rrorizmit derisa të mos kërcënohet vendi

rezart morina

Ukraina sulmon me dron një depo nafte në Rusi, një person i vrarë

admin

“Fati i shumë robërve i panjohur” thotë Ebu Obaida

admin