RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdoğan kërkon vëmendjen e botës mbi krimet e luftës së Izraelit

presidenti-erdogan-kerkon-vemendjen-e-botes-mbi-krimet-e-luftes-se-izraelit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka theksuar përpjekjet e fuqishme të Turqisë për të tërhequr vëmendjen në mbarë botën ndaj keqbërjeve të Izraelit në mbi katër muajt e konfliktit të Gazës, raporton Anadolu.

“Ne po bëjmë përpjekje intensive për të siguruar që abuzimet e të drejtave të njeriut dhe krimet e luftës së Izraelit të mos anashkalohen në skenën ndërkombëtare”, tha presidenti Erdoğan në adresimin e tij përmes video-mesazhit në Asamblenë e 5-të të Përgjithshme të Forumit Rinor të Bashkëpunimit Islamik.

Duke theksuar rëndësinë e veprimit kolektiv diplomatik midis vendeve islamike në përgjigje të shtypjes së Izraelit në Gaza, Erdoğan përmendi përpjekjet e vazhdueshme diplomatike për të inkurajuar përgjigjet e përbashkëta dhe solidaritetin.

Përveç kësaj, presidenti turk ripohoi angazhimin e Turqisë për të mbështetur krijimin e një shteti të pavarur palestinez sovran të njohur në mbarë botën.

“Ne do të vazhdojmë luftën tonë derisa të themelohet një shtet palestinez i pavarur, territorialisht integral, bazuar në kufijtë e vitit 1967 me Kudsin si kryeqytet”, tha ai.

Izraeli nisi një ofensivë vdekjeprurëse në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar të Hamasit më 7 tetor, duke vrarë të paktën 27.585 palestinezë dhe duke plagosur rreth 66.700 të tjerë.

Sipas OKB-së, ofensiva izraelite ka shkaktuar zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës në mes të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Muajin e kaluar, një vendim i përkohshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i tha Izraelit të ndalojë abuzimet e tij, por shumica e vëzhguesve ndërkombëtar thonë se ai ka shkelur vendimin.

Related posts

OKB thotë se nuk ka më zi buke në Gaza, por pasiguria ushqimore mbetet!

admin

Rreshje të shumta shkaktojnë vërshime të intensitetit të ulët në disa komuna – AME: Situata është nën kontroll

RTI

Sionistët gaz mbi besimtarët para xhamisë Al-Aksa…

RTI