RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ndalohen aktivitetet zgjedhore të partive kosovare në Gjermani

ndalohen-aktivitetet-zgjedhore-te-partive-kosovare-ne-gjermani

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka publikuar një njoftim drejtuar partive politike dhe kandidatëve për kryeministër.

Ambasada ka njoftuar se në Gjermani është e ndaluar mbajtja e aktiviteteve zgjedhore nga zyrtarë të huaj gjatë tre muajve të fundit para zgjedhjeve në vendin e tyre.

Meqenëse zgjedhjet e parakohshme në Kosovë pritet të zhvillohen më 28 dhjetor, ky rregull nënkupton se subjektet politike kosovare nuk mund të organizojnë tubime në territorin gjerman – vend ku jeton një pjesë e madhe e diasporës së Kosovës.

“Pasi një numër i madh i qytetarëve të Kosovës jetojnë në Gjermani, duam t’u rikujtojmë të gjithë kandidatëve se, në parim, organizimi i ngjarjeve zgjedhore nga zyrtarët e huaj nuk lejohet brenda periudhës më pak se tre muaj para zgjedhjeve. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Related posts

Papa Françesku: Lufta në Ukrainë po largon vëmendjen nga uria

admin

Përleshjet Tajlandë-Kamboxhia hyjnë në ditën e katërt, numri i të vdekurve rritet në 16

admin

Hezbollahu konfirmon vrasjen e komandantit Ali Tabatabai në sulmin izraelit në Bejrut

admin