Në veri të vendit, disa objekteve u është vendosur shiriti pasi të njëjtat nuk kishin leje të ndërtimit.
Kjo është konfirmuar edhe nga zyrtar të Mitrovicës Veriore.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nexhat Ugljan ka thënë për Indeksonline se ndalesa e objekteve është bërë konform ligjit.
“… jemi detyru me marrë masa konkrete për ndalimin”, ka thënë ai. Ndërsa, Veton Elshani nga Policia e Kosovës ka konfirmuar asistimin me komunën.
“Janë më shumë se 5 objekte. Çdo objekt që s’ka pas lejën e komunës, ne kemi asistuar”, u shpreh ai.