RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksident në magjistralen Prishtinë- Pejë, shtatë të lënduar

aksident-ne-magjistralen-prishtine-peje,-shtate-te-lenduar

Mesditën e së dielës një aksident komunikacioni ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Pejë përkatësisht në Arllat, ku ka pasur edhe të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orën 14:00, derisa shtatë persona janë lënduar lehtë.

“Rreth orës 14:00 në Arllat, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura. Në këtë aksident kanë pësuar lëndime të lehta 7 persona. Njësitet relevante nga Policia e Kosovës janë marrë me rastin”, ka deklaruar Kelani.

Related posts

Siria dhe Izraeli bien dakord të krijojnë mekanizëm të përbashkët koordinimi gjatë bisedimeve në Paris

Muhamet Ramadani

Izraeli arreston dy gazetarë dhe dy aktivistë të huaj në Bregun Perëndimor

Hevzi

“U mashtruam”: Gruaja që i joshi burrat e huaj të luftojnë për Rusinë

admin