RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ndalohen punimet në 7 gurthyes, tre të tjerë gjobiten me 7 mijë euro

ndalohen-punimet-ne-7-gurthyes,-tre-te-tjere-gjobiten-me-7-mije-euro

Inspektorati i Mjedisit ka ndaluar punimet në shtatë gurthyes, të cilët dyshohet se kanë operuar në kundërshtim me rregullat dhe kushtet ligjore.

Ndërkohë, tre operatorë të tjerë janë gjobitur me gjithsej 7 mijë euro për shkeljet e evidentuara gjatë inspektimeve.

Sipas ministres në detyrë të Mjedisit, Fitore Pacolli, masat janë ndërmarrë pas kontrolleve të zhvilluara në Gjilan, Han të Elezit, Shtime, Suharekë, Mitrovicë, Viti, Lipjan dhe Prishtinë.

Procesi i verifikimit të gurthyesve ka nisur në muajin mars, kur operatorëve u ishte dhënë afat prej 15 ditësh për të dëshmuar përputhshmërinë me ligjin dhe kriteret mjedisore. Rreth 200 gurthyes kanë dorëzuar dokumentacionin, i cili është shqyrtuar nga një komision i jashtëm i angazhuar nga ministria.

Sipas Pacollit, një pjesë e konsiderueshme e operatorëve nuk i kanë përmbushur kriteret ligjore.

Vetëm gjatë muajit gusht, punimet u janë ndaluar 16 gurthyesve.

Pacolli ka paralajmëruar se kontrollet në terren do të vazhdojnë dhe se ndaj operatorëve që veprojnë në kundërshtim me ligjin, ndotin mjedisin apo nuk përmbushin standardet e përcaktuara, do të ndërmerren masa ndëshkuese.

“Mbrojtja e mjedisit, tokës, ujit dhe ajrit është e pakompromis”, ka deklaruar Pacolli.

Related posts

32-vjeçari i plagosur në Skenderaj në gjendje të rëndë, i amputohet një pjesë e këmbës

Muhamet Ramadani

DASH publikon raportin vjetor mbi trafikun e qenieve njerëzore: U hetuan më pak krime, nuk u përmbushën standardet

admin

Kurti takohet me sekretaren e Përgjithshme të Forumit Ekonomik të Vjenës

admin