RTV AHIRETI
Lajme

Ndërroi jetë imami Abdija ef. Kuljici, nga Manastirica e Prizrenit

nderroi-jete-imami-abdija-ef.-kuljici,-nga-manastirica-e-prizrenit

Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë, se sot, më 23 dhjetor 2022, ndërroi jetë imami Abdija ef. Kuljici, nga Manastirica e Prizrenit. Varrimi i rahmetliut do të bëhet nesër, e shtunë, më 24 dhjetor 2022, në kohën e ikindisë, në vendlindje.

Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet!

Biografi e shkurtër

Abdija ef. Kuljici lindi më 10 janar 1974 në fshatin Manastiricë të Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, për të vazhduar më pas të mesmen në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë, të cilën e përfundoi në vitin 1993.

Prej vitit 1994 e deri në fund të jetës, afër 29 vjet, shërbeu si imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit, në vendlindje.

Related posts

SHBA-ja kryen sulme të reja ndaj Iranit disa orë pas paralajmërimit nga Trump

Irfan Jahiu

Izrael, mijëra vetë protestojnë kundër reformës në drejtësi të Netanjahut

admin

Më shumë se 134 milionë persona, shifra rekorde të turizmit në Itali më 2023

admin