Ka ndërruar jetë në moshën 20 vjeçare studentja e gjermanishtes, Vlera Sadiku, e cila u godit nga treni në lagjen Lakrisht në Prishtinë, më 26 mars.
Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar për tëvë1.info shefi i intensives, doktor Shaqir Uka.
“Ka vdekur në mëngjesin e sotëm, ajo nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda edhe pse stafi mjekësor në QKUK e dha maksimumin”, tha Uka.