Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, në spitalin San Raffaele në Milano.
Ish-kryeministri italian, lideri i “Forza Italia” dhe themeluesi i Mediaset ishte 86 vjeç.
Berlusconi u kthye në San Raffaele të premten e kaluar, pas një shtrimi 45 ditësh, i cili përfundoi disa javë më parë, për shkak të pneumonisë dhe një forme leuçemie.
Shëndeti i tij është përkeqësuar ndjeshëm viteve të fundit.
Ai ka kryer një operacion në zemër në vitin 2016, ndërsa ka pasur trajtime të shumta në spital që kur u infektua me COVID-19 tre vjet më parë.
Ai njihet si kontraktor ndërtimi, manjat televiziv, president i Milanit dhe më pas i Monzas, themelues i një partie të quajtur Forza Italia, tre herë kryeministër, i pandehur në gjyqe të bujshme.
Silvio Berlusconi konsiderohet president historik i AC Milan për faktin se qëndroi 31 vite në krye të klubit të madh nga qyteti i modës dhe që në epokën e tij ekipi kuqezi regjistroi suksese të mëdha.