Largimi nga kjo botë i myftiut të Trakisë, Ahmet efendi Mete, ka krijuar një boshllëk të madh në komunitetin musliman që jeton në këtë pjesë të Greqisë. Hoxha Ahmet efendi Mete, i cili ditë më parë ka kaluar në amshim, ka qenë një kontribues i madh i kauzës islame ne trevat e Greqisë.
I lindur në vitin 1965 në Iskeçe, shkollën fillore e ka mbaruar në Stamboll, kurse medresenë në Gaziosmanpasha. Studimet universitare në teologji i fillon në Bursa dhe më pas i vazhdon në Arabinë Saudite. Pas përfundimit të studimeve kthehet në Greqi ku në mënyrë aktive merr et me organizimin e jetës shoqërore dhe fetare të muslimanëve të Trakisë. Fillimisht punon si imam, më pas në vitin 2007, zgjedhet në postin e myftisë. Hoxhat Ahmet efendi Mete ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme. Me këtë rast të gjithë drejtuesit e shtetit turk kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta. /SHENJA/