RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ndërron jetë një i ri palestinez i plagosur më parë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

nderron-jete-nje-i-ri-palestinez-i-plagosur-me-pare-nga-forcat-izraelite-ne-bregun-perendimor

Ka ndërruar jetë një i ri palestinez, i cili u plagos nga forcat izraelite në jug të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze WAFA, 22-vjeçari Mohammed Ismail Jawabire, i cili u qëllua në kokë me plumba të vërtetë nga forcat izraelite në kampin e refugjatëve Al-Arub, në veri të Khalilit, ndërroi jetë dje në spitalin ku ishte dërguar për trajtim.

Pas bastisjes së forcave izraelite që vranë 11 palestinezë në Nablus, dje shpërthyen incidente mes forcave izraelite dhe palestinezëve në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor.

Raportohet se Jawabire u qëllua nga një snajper izraelit gjatë ngjarjeve dhe u transferua në spitalin Al-Ehli në kujdesin intensiv.

– Masakra në Nablus nga ushtria izraelite

Më 22 shkurt, forcat izraelite bastisën qytetin e Nablusit që ndodhet në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Ushtarët izraelitë ndërhynë me plumba të vërtetë kundër palestinezëve që protestonin kundër bastisjes. Gjatë bastisjeve u vranë 11 palestinezë, përfshirë një fëmijë dhe dy të moshuar ndërsa më shumë se 100 palestinezë u plagosën, 6 prej tyre rëndë.

Sipas të dhënave zyrtare palestineze, 65 palestinezë, 13 prej tyre fëmijë, janë vrarë në territoret e pushtuara si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtria izraelite dhe kolonët hebrenj që nga fillimi i vitit.

Related posts

Qytetarët po laheshin në liqen, momenti i shpërthimit në Ujman (VIDEO)

admin

Misioni i parë hapësinor saudit nisët më 21 maj me astronautët e parë të Mbretërisë

rezart morina

Ushtria izraelite dëboi me forcë të zhvendosurit dhe pacientët nga Spitali Al-Shifa

admin