RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ndërtesa pranë sinagogës në New York evakuohet për shkak të tunelit ilegal

ndertesa-prane-sinagoges-ne-new-york-evakuohet-per-shkak-te-tunelit-ilegal

Ndërtesa ngjitur me një sinagogë historike në New York u evakuua sot për shkak të dëmtimit të shkaktuar nga një tunel i paligjshëm i gërmuar nga një grup studentësh hebrenj, raporton Anadolu.

Për të evakuuar banorët, zyrtarët e qytetit të New Yorkut varën një njoftim largimi në derën e ndërtesës në Brooklyn, në lagjen Crown Heights, për shkak të dëmtimit të themelit të strukturës së saj.

Ekipet nga Departamenti i Policisë së New Yorkut qëndruan roje brenda dhe rreth sinagogës së organizatës hebreje Chabad-Lubavitch, duke bllokuar hyrjen në ndërtesë.

Ndërkohë që një hetim policor vazhdon, nuk dihet arsyeja pse tunelet u hapën fshehurazi nën objektin hebre të kultit.

Në media sociale u përhapën pretendime se tunelet ishin gërmuar për adhurim në fshehtësi gjatë pandemisë COVID-19 ose që gratë të futeshin fshehurazi në sinagogë.

Studentët e ndaluar në një seancë gjyqësore nuk e kanë pranuar fajësinë dhe janë liruar pa kusht.

Departamenti i Policisë së New Yorkut zbuloi tunelin ilegal nën Selinë Botërore të Chabad-Lubavitch.

Related posts

Haxhi 2023: Gjysmëhëna e Kuqe Saudite thotë se më shumë se 2300 vullnetarë janë gati për të ndihmuar haxhilerët

admin

Plagosen me armë zjarri tre persona në Veternik

Muhamet Ramadani

Aktakuzë ndaj 15 personave për rastin “Gropa”

Muhamet Ramadani