Në mendimin e parë, verën, ditët e gjata dhe motin e ngrohtë mund ta lidhni me argëtimin, energjinë e lartë dhe humorin e mirë, por nëse shikoni pak më afër, do të shihni se në periudhën më të nxehtë të vitit, askush nuk është i tillë. Nëse i anashkalojmë përjashtimet e rralla, që janë kryesisht të rinjtë, shumica e njerëzve ndjehen të lodhur dhe të përgjumur pothuajse gjatë gjithë ditës.
Pse është kështu? Pse dielli dhe moti i mirë nuk na japin energji dhe vullnet për të bërë më shumë? “Kur jashtë është nxehtë, cilësia e gjumit tonë zvogëlohet”, shpjegon Dr. Michael J. Bruz, një specialist i certifikuar i gjumit. Sipas tij, gjumi ndjek temperaturën qendrore të trupit, e cila ulet në mbrëmje, dhe duke qenë se temperaturat e mbrëmjes janë mjaft të larta në verë, njerëzit priren të bien në gjumë dhe të zgjohen më shpesh gjatë natës.
Përveç kësaj, mos harroni se çdo aktivitet pak më intensiv në diell është rraskapitës. Temperaturat e larta, siç shprehet doktori, shtojnë edhe nevojën për marrjen e lëngjeve, gjë që mund t’i bëjë njerëzit të ndihen të rraskapitur. Për të shpëtuar nga kjo gjendje, hapat e mëposhtëm do t’ju ndihmojnë:
Para së gjithash, qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës. Eksperti rekomandon që çdo ditë të filloni duke pirë dy gota, deri në gjysmë litër ujë.
Një nga mënyrat më të mira për të arritur më shumë energji gjatë ditës është gjumi cilësor. Bruz sugjeron mbajtjen e temperaturës optimale të dhomës rreth 18 gradë. Përveç kësaj, ai këshillon të errësohet dhoma, por edhe të vendoset një ritëm i caktuar kur bëhet fjalë për të shkuar në shtrat dhe për t’u zgjuar.
Ndoshta ecja dhe stërvitja në vapë nuk duket si një propozim tërheqës. Deri diku keni të drejtë, sepse nuk rekomandohet të lodhni trupin në vapë. Megjithatë, rekomandohet që të mbani aktivitet fizik optimal.