RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ndjeni dhimbje në gjoks? këto janë shkaqet dhe trajtimet e mundshme

ndjeni-dhimbje-ne-gjoks?-keto-jane-shkaqet-dhe-trajtimet-e-mundshme

Dhimbja e gjoksit mund të ketë shumë shkaqe por fatmirësisht shumica e tyre janë të shërueshme.

Shkaqet e dhimbjes së gjoksit variojnë nga përfshirja e strukturave të kockave dhe muskujve deri te dëmtimi i organeve të kraharorit.

Tendosja e muskujve

Tendosja e muskujve është një nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjes së kraharorit, që zakonisht ndodh pas një aktiviteti të rëndë fizik. Kjo gjendje këshillohet, të masazhohet pjesa që jep dhimbje dhe pritet të rikuperohet pas 1 ose 2 ditësh, në rast se nuk rikuperohet brenda këtij afati atëherë këshillohet t’i drejtoheni mjekut tuaj.

Goditje fizike dhe fraktura të brinjëve

Edhe goditjet fizike janë një ndër arsyet e shpeshta të dhimbjes së gjoksit. Goditjet mesatare deri në të rënda shoqërohen me dhimbje, ënjtje dhe skuqje të zonës së prekur. Në këtë rast njerëzit mund të përjetojnë mavijosje dhe vështirësi në lëvizjen e gjymtyrëve. Rekomandohet aplikimi i kompresave të ftohta për 10-20 minuta , 2 ose 3 herë në ditë, për të lehtësuar dhimbjen.

Infarkti

Sëmundjet e zemrës janë një shkak shumë i zakonshëm i dhimbjes së gjoksit. Janë të shpeshta tek të moshuarit, personat obezë dhe me konsumimin e tepërt të cigareve, kafesë dhe alkoolit. Infarkti i miokardit shkaktohen nga ishemia e muskujve të zemrës për shkak të uljes së furnizimit me gjak dhe oksigjen. Dhimbja e gjoksit me origjinë ishemike manifestohet si një ndjenjë shtrëngimi në kraharor që shtrihet në qafë dhe shpatullën e majtë .

Tumoret

Tumoret e vendosura në mushkërinë e djathtë janë një tjetër shkak i dhimbjes së gjoksit. Megjithatë, kur këto patologji janë të lokalizuara në indin e mushkërive, ato zakonisht janë asimptomatike në fazat e hershme, sepse nuk përfshijnë pleurën parietale.

Kanceri i mushkërive është një nga kanceret më të diagnostikuar në mbarë botën, duke rezultuar në 2 milionë raste të reja dhe 1.76 milionë vdekje në vit, sipas një botimi në Lancet . Përveç dhimbjes, kolla dhe gulçimi janë të zakonshme.

Sëmundje të mëlçisë ose fshikëzës së tëmthit

Inflamacioni i mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit mund të shkaktojë dhimbje në anën e djathtë të gjoksit, për shkak të afërsisë së të dy organeve me gjoksin. Sikletet zakonisht fillojnë në anën e djathtë të barkut dhe përhapet në bazën e gjoksit. Simptomat përfshijnë: Të vjella, marramendje, zverdhje të lëkurës, humbje e oreksit.

Këshillohet që të kërkoni kujdes mjekësor sa më shpejt të jetë e mundur nëse dhimbja është e vazhdueshme dhe rritet në intensitet. Shenja të tjera paralajmëruese janë vështirësia në frymëmarrje, temperatura e lartë, konfuzioni dhe humbja e vetëdijes .

Related posts

7 frikërat më të mëdha që kemi dhe mënyrat se si duhet t’i kalojmë ato

admin

Si të shpëtojmë nga varësia ndaj sheqerit?

admin

​Çfarë duhet të hani nëse jeni uritur para se të flini?

admin