RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak takoi komandantin e KFOR-it në Kosovë

lajcak-takoi-komandantin-e-kfor-it-ne-kosove

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se ka takuar komandantin e KFOR-it në Kosovë, Angelo Ristuccia. Ai ka thënë se i ka shprehur mirënjohje për punën e bërë në Kosovë.

Lajçak ka shkruar se takimi është zhvilluar në Bruksel dhe sipas tij është e “rëndësishme të shkëmbejmë shënime mbi zhvillimet në terren dhe të ndajmë vlerësimet tona mbi burimet e mundshme të tensioneve në të ardhmen”.

“Mirëpritëm komandantin gjeneralmajor Ristuccia sot në Bruksel. Është e rëndësishme të shkëmbejmë shënime mbi zhvillimet në teren dhe të ndajmë vlerësimet tona mbi burimet e mundshme të tensioneve në të ardhmen. Mirënjohës për punën jetike të KFOR-it në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë”, ka shkruar Lajçak.

Related posts

Tensionet Kosovë-Serbi, sot në Bruksel takohen Kurti dhe Vuçiq

admin

25 vite nga bombardimi i NATO-s mbi Serbinë, Basha: Mirënjohje përjetë SHBA-ve, Britanisë dhe aleatëve tanë

admin

Mucunski takon komisaren Kos: Riafirmuam angazhimin tonë të fortë në rrugën drejt BE-së

RTI