RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ndryshimet klimatike, deri në 2050 nuk do mbetet gjurmë prej shumicës së akullnajave në botë

ndryshimet-klimatike,-deri-ne-2050-nuk-do-mbetet-gjurme-prej-shumices-se-akullnajave-ne-bote

Disa akullnaja në mbarë botën do të zhduken deri në vitin 2050 për shkak të ndryshimeve klimatike, bëri të ditur një raport, transmeton Anadolu Agency (AA).

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) publikoi një raport të titulluar “Akullnajat, trashëgimi botërore”

Në raportin, i cili u përgatit duke shqyrtuar të dhënat satelitore, u trajtua shkrirja e akullnajave, e cila pranohet si fillimi i ndryshimeve klimatike.

Në raport theksohet se në 50 zona që janë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s gjenden 18.600 akullnaja, një e treta e të cilave do të zhduken në mënyrë të pashmangshme.

Raporti tërheq vëmendjen se akullnajat do të shkrihen pavarësisht nga lufta e njerëzve kundër ndryshimeve klimatike, duke theksuar se nuk do mbetet gjurmë nga disa akullnaja në Afrikë, Evropë dhe Amerikë.

Akullnajat në malin më të lartë në Afrikë në Kilimanjaro të Tanzanisë, Alpet zvicerane, malet Dolomites në Itali si dhe Parku Kombëtar Yellowstone dhe Parku Kombëtar Yosemite në SHBA janë në mesin e akullnajave që do të shkrihen deri në vitin 2050, thekson raporti.

Related posts

Gjermania raporton rritje alarmante të kr’imeve të urr’ejtjes kundër muslimanëve

admin

Djegia e lokalit të politikanes serbe, Lista Serbe mohon akuzat. Përmend dhe Albin Kurtin

admin

Sulmi me raketa nga Irani, Kurti: Mbështesim të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur

admin